Tronditet vendi, burri ekzekuton gruan dhe kunaten 18-vjeçare. Kërkuan të shkojnë tek prindërit (Detajet)

Një 34 vjeçar në Ballsh, Gazmend Musta ka ekzekutuar gruan dhe kunatën e tij 18-vjeçare.

Sipas raportimeve të para konflikti ka nisur pasi 31-vjeça ka dashur që të shkojë tek prindërit me rastin e festave.

Në rastin e krimit në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çiftit. Kunata kishte shkuar për drekë tek motra.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.