Tym e flakë në rrugët e Tiranës, ja çfarë po bëjnë banorët

Ka vijuar edhe këtë mbrëmje të ftohtë janari protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’. Qytetarët janë rikthyer në ditën e 60-të të protestës, duke bllokuar rrugën e djegur goma.

Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re janë edhe përfaqësues të PD dhe deputetë, mes tyre Klevis Balliu. Një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, por që shtëpitë i kanë pa leje kërkojnë dëmshpërblim të plotë si pjesa tjetër.

Një kërkesë e tillë nuk është pranuar, ndërsa qeveria dhe bashkia kanë dhënë si zgjidhje bonusin e qirasë për 3 vite dhe zhvendosjen te banesat sociale në Shkozë. Disa nga banorët e kësaj kategorie, që i kanë banesat pa leje e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër vijojnë protestën.