U ekzekutua në Greqi, publikohet emri i futbollistit shqiptar

Një i ri shqiptar është ekzekutuar në Kavalla të Greqisë mbrëmjen e djeshme.

Sipas informacioneve ai është një 18-vjeçar, Marios Isa, i cili ishte edhe futbollist me ekipin e Kavallas.

Deri më tani bëhet me dije se është shoqëruar një person nga policia si i dyshuari kryesor.

Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi, aty ku kishte mbaruar edhe shkollën.

Pak ditë më parë një tjetër shqiptar u vra në Korfuz. Petrit Zifle u ekzekutua nga një anëtar i Agimit të Artë.