Vëmendje! Kryetari i ri i PD mendon se Voltana punoi më keq se Senida, Toma dhe Romeo

Redaksia jonë publikoi një sondazh duke pyetur publikun se cili është politikani që ka punuar më keq për qytetin e Shkodrës.

Ndër emrat e listuar është edhe ai i kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në komentet që kanë mbërritur në këtë pyetje është edhe ajo e kryetarit të PD Shkodër Xhevdet Amuli. Ky i fundit ka çuditur të gjithë duke komentuar se politikani që ka punuar më keq për bashkinë Shkodër është Voltana Ademi.

Amuli me adresën e tij në facebook ( të cilën e verifikuam para publikimit të këtij lajmi) ka shkruar emrin e kryebashkiakes Ademi si politikania që ka punuar më keq.

Në fakt kjo deklaratë aq sa tronditëse është edhe shumë çuditëse për vetë faktin se kryebashkiakja Ademi është ajo që punoi fort për Amulin që të votohet si kryetar i PD Shkodër duke ia dalë që të fitojë me vetëm dy vota në garën e fortë përballë Ramiz Çobaj.

Pa kaluar shumë kohë kreu i PD Amuli i del kundër kryebashkiakes duke thënë se ajo është politikania që ka punuar më keq se gjithë të tjerët.

Tashmë pas kësaj deklarate dhe këtij komenti duhet të shohim se si do të jenë marrëdhëniet mes tyre dhe nëse ky koment do të ndikojë në marrëdhëniet mes tyre./ShkodraNews