Zhvatët njerëzit e gabuar, i trajtuat si klientë, tani rreshtohuni përballë dhjetorit të studentëve

“Trajtimi i tyre si klientë, mungesa e mbështetjes nga shteti, rrënimi progresiv i cilësisë së diplomave, mungesa e së ardhmes, ka shpërthyer protestën e tyre.”, këto janë arsyet e vërteta sipas Luciano Bocit që nxorrën studentët në rrugë. Boçi në një postim në Facebook, shkruan se ky është dhjetori i studentëve dhe trajtimi  i tyre si klientë ka shpërthyer protestën e tyre.

POSTIMI I PLOTË/ DHJETORI I STUDENTËVE. Tarifat e larta janë një spunto që ka nxjerrë në pah zemërimin e plotë të rinisë shqiptare. Trajtimi i tyre si klientë, mungesa e mbështetjes nga shteti, rrënimi progresiv i cilësisë së diplomave, mungesa e së ardhmes, ka shpërthyer protestën e tyre. Marshimi i studentëve të inxhinierisë meriton mbështetje nga të gjithë studentët e Tiranës dhe të rretheve. Dhjetori është muaji i Rinisë. Stop abuzimit me tarifat! Stop harbutërisë kryeministrore! Stop paaftësisë ministrore! Stop mungesës së të ardhmes!